Vranët e me shi sot - mësoni si do të jetë fundjava në Maqedoni

Vranët e me shi sot - mësoni si do të jetë fundjava në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i vranët, i freskët dhe me shi, reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm dhe do të ndalen në orët e mbrëmjes. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 15 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 18 °C.

E diela pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 10 deri në 20 °C.

/Motilokal.com