Rrymat e ngrohta afrikane ‘mbërthejnë’ Shqipërinë, mësoni parashikimin e motit për këtë javë

Rrymat e ngrohta afrikane ‘mbërthejnë’ Shqipërinë, mësoni parashikimin e motit për këtë javë

Për shkak të depërtimit të rrymave të ngrohta me origjinë nga Afrika mbi Shqipëri do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Mëngjeset dhe mbrëmjet parashikohen të freskëta ndërsa në orët e mesditës parashikohen temperatura më të larta.

Moti sot pritet të mbajë me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 22 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 12 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 20 °C.

/Motilokal.com