'Verë' në vjeshtë/ Javë me mot të kthjellët e diell në Kosovë

'Verë' në vjeshtë/ Javë me mot të kthjellët e diell në Kosovë

Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe më ngrohtë gjatë ditës, përjashtuar mëngjeset dhe mbrëmjet ku pritet të jenë më të ftohta dhe me mjegull.

Moti sot pritet të mbajë i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 19 °C.

Dita e martë do të jetë me mjegull në mëngjes, ditën me diell dhe më ngrohtë. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 18 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 18 °C.

/Motilokal.com