Sot është mbajtur punëtoria e tretë në formatin Hibrid për ngritjen e kapaciteteve të palëve të interesit për mundësitë e Tranzicionit të Drejtë Energjetik në Kosovë, pjesë e Programit “Bëje realitet tranzicionin energjetik, bëje tranzicionin e drejtë në Kosovë".
Gjatë këtyre tri punëtorive të ofruara nga bashkëpunimi në mes EcoZ dhe The Climate Reality Project Europe përkrahur nga Europe Beyond Coal janë prezantuar para pjesëmarrësve mundësitë ekzistuese, sfidat dhe proceset e një tranzicioni të drejtë nga perspektiva të ndryshme.
Folës të ndryshëm nga Insitucionet Europiane, Organizata Ndërkombëtare, Insititucionet vendore, Shoqëria civile dhe nga akademia e pasuruan këtë seri të ngritjes së kapaciteteve.
/Motilokal.com



