Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj
Njerëzit fillojnë të kenë stres të motit sa herë që fillon përkeqësimi i tij. Ky stres karakterizohet nga nervozizmi, ankthi, frika apo edhe faji. Kjo ndodh qoftë kur mbretëron mot i acartë, me vapë ekstreme, apo me përmbytje, erëra të forta, etj. Në këto gjendje, trupi i njeriut përjeton gjendje krize. Adrenalina fillon të rritet si reagim ndaj situatës emergjente. Kjo i bën ata që të ndërmarrim disa veprime. Ndër to ata kërkojmë siguri në mënyrë që ta mbrojmë veten dhe familjen tonë nga ndryshimi ekstrem i motit.
Fatkeqësisht, njerëzit shpeshherë nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh. Edhe kur kriza të ketë kaluar, atëherë fillojnë të shfaqen simptomat e stresit të motit. Çfarë duhet bërë? Këtu janë disa këshilla që mund të ndihmojnë në përballjen në mënyrë më efektive me stresin e motit:
1. Njerëzit mund të ndihen nervoz, të trishtuar, të zemëruar ose në faj pas një fatkeqësie moti.
Këto ndjenja janë shumë të zakonshme! Pra, pikë së pari ata duhet të tregohen të durueshëm me veten dhe të tjerët. Njerëzit mund të mos veprojnë normalisht pas goditjeve të motit të rëndë. Një gjë duhet pasur parasysh se si çdo krizë, edhe kjo shkakton trauma emocionale. Zakonisht me kalimin e kohës, kjo traumë shërohet vetë. Nëse jo, atëherë ata duhet të kërkojnë ndihmë te specialisti.
2. Ndarja e përvojave me të tjerët.
Shfaqja e emocioneve për një fatkeqësi të motit është shumë e rëndësishme. Kjo i ndihmon ata të ndihen më të kontrolluar dhe më pak të cenueshëm. Përveç kësaj, ndarja e përvojave me ata që veçse e kanë përjetuar këtë dhe dëgjimi i historive të të tjerëve, krijon një ndjenjë bashkimi në fatkeqësinë e motit, gjë që nuk i lejon ata të ndihen pos dunjaje.
3. Kujdesi për gjendjen fizike.
Stresi ka ndikim të madh në trupin e njeriut. Prandaj, ata duhet të hanë sa më shumë ushqime të shëndetshme. Sapo të vërejnë përmirësimin e motit, sado i vogël të jetë ai, ata duhet të gjejnë mënyra për të dalë nga shtëpitë e tyre. Gjithashtu, relaksimi, pushimi dhe pastrimi e kanë efektin e vet. Kujdesi i duhur për veten dhe familjen do të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të stresit të motit.
4. Ofrimi i ndihmës për banorët e lagjes, komunitetin dhe qytetin.
Ndihma e të tjerëve në komunitetin ku ata jetojnë është një formë reagimi për të bërë diçka pozitive. Kur ata përfshihen në ofrimin e ndihmës së dikujt tjetër, ata nuk kanë edhe aq shumë kohë për t'u ndjerë të stresuar. Përveç kësaj, ndarja e punëve në menaxhimin e krizës së motit e përforcon ndjenjën komunitare te vetë ata.
5. Mos të harrojnë të qeshin.
Sado absurde të duket kjo ide, në fakt është diçka e mirë për ata gjatë një krize të tillë. Qeshja është një zbutës i mrekullueshëm i stresit. Është vërtetuar se ajo e ul stresin, ul presionin e gjakut, përmirëson sistemin imunitar dhe, në përgjithësi, i bën ata të ndihen më mirë. Për më tepër ata duhet që edhe të tjerët t’i bëjnë të qeshin.
Kapriçot e motit janë fakt i jetës. Kur ato godasin vendin ku jetojmë, s’do mend se kjo do t’na stresojë. Prandaj, ndërsa i përgatisim shtëpitë tona për mot të ashpër, po ashtu duhet të përgatitemi emocionalisht për ndikimin e motit te ne. Njohja e stresit të motit dhe marrja e hapave për ta lehtësuar atë është mënyra më e mirë që mos ta lejojmë t’na pushtojë.
/Motilokal.com
