Mot me diell dhe ngrohtë në Shqipëri

Mot me diell dhe ngrohtë në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira kalimtare në relievet e larta malore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 14 deri në 21 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me diell dhe ngrohtë. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 23 °C.

/Motilokal.com