Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “Gjirokastra është kthyer në destinacionin gjithëvjetor të turizmit”.
Gjatë një takimi me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në qytetin e Gjirokastrës, ku është i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama, ministrja Kumbaro theksoi se sot ofertat janë të shumta dhe mbi 2 mijë shtretër janë të zënë sidomos në fundjavë”.
“Sot Gjirokastra është destinacioni numër një i turistëve që nuk vijnë për plazhin dhe rërën dhe këtë e dinë të gjithë”, theksoi Kumbaro.
Tutje ajo u shpreh se sot ka kaq shumë biznese te pazari, dyqane suveniresh, administratorë bujtinash, restorante hotele që sot pazari është mbushur sektori i turizmit dhe agroturizmit.
“Sot kemi vetëm një vështirësi ajo e zgjedhjes kur vjen në Gjirokastër të rrish ne Qafën e Pazarit, të shkosh në Dropull, Libohovë, apo të ndalosh në Tepelenë, në Picar apo Valare. Të gjitha këto deri dje ishin vetëm emra fshatrash sot janë destinacione turistike, të gjithë këtë paketë e kemi në një shoqatë shumë të mirë që është Visit Gjirokastra”, tha ajo.
“Jam krenare dhe e lumtur që në Gjirokastër kemi krijuar atë që quhet destinacione të menaxhuara, modeli më i mirë në Shqipëri. Këtë model po përpiqemi ta replikojmë edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë”, u shpreh Kumbaro./Motilokal.com
Fotografia: Visit Gjirokastra
