Vijon të mbajë mot i thatë e me diell në Shqipëri

Vijon të mbajë mot i thatë e me diell në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 22 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 22 °C.

E diela pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 22 °C.

/Motilokal.com

Fotografia: Abdulla Diku