Aktivistët e klimës protestojnë para makinave të Ferrarit

Aktivistët e klimës protestojnë para makinave të Ferrarit

Aktivistët e Extinction Rebellion u ngjitën pas makinave Ferrari mbrëmjen e së premtes, në Ekspozitën e Automobilëve të Parisit.

Ata protestuan kundër “modelit të makinës individuale” që promovohet nga industria automobilistike.

Aktivistët ngjitën duart në kofanon e makinave, ndërsa në Twitter, pas kësaj proteste sqaruan motivet e tyre.

“Denoncojmë industrinë ndotëse që kërkon të “lajë” imazhin e saj me ndihmën e makinave ekologjike, por vijon të promovojë makinat individuale si transportin e së ardhmes”, lexohet në postimin e Extinction Rebellion.

/Motilokal.com