'Verë' në vjeshtë – Javë me diell në Shqipëri

'Verë' në vjeshtë – Javë me diell në Shqipëri

Shqipëria edhe gjatë kësaj jave pritet të jetë nën ndikimin e rrymave të ngrohta dhe të qëndrueshme. Parashikohen orë me diell e hera herës vranësira të larta. Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla kalimtare.

Moti sot pritet të mbajë i ngrohtë e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 27 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 24 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 22 °C.

/Motilokal.com

Fotografia: Abdulla Diku