Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe më ngrohtë gjatë ditës, përjashtuar mëngjeset dhe mbrëmjet ku pritet të jenë më të ftohta dhe me mjegull.
Moti sot pritet të mbajë i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 23 °C.
Dita e martë do të jetë kryesisht me diell dhe ngrohtë. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 22 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 20 °C.
/Motilokal.com
Fotografia: Lulzim Demaj


