Përgjatë muajit gusht të viti 2022 në Kosovë, prodhimi bruto nga termocentrali i energjisë elektrike ishte 447.18 GWh, nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 4.37 GWh dhe nga era e dielli i energjisë elektrike ishte 20.49 GWh, njoftoi Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së gjatë muajit gusht energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 460.24 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte 363.42 GWh ose 9.66% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 6.84%.
Më tej në njoftim thuhet se importi i energjisë elektrike në muajin gusht ishte 355.24 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 367.03 GWh.
“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.73 mijë ton, ose 2.49% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin gusht.
/Motilokal.com
