BE jep miratimin përfundimtar, nga 2024 të gjitha pajisjet elektronike do të kenë një portë mbushëse

BE jep miratimin përfundimtar, nga 2024 të gjitha pajisjet elektronike do të kenë një portë mbushëse

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) i kanë dhënë miratimin përfundimtar legjislacionit që do ta bëjë të detyrueshëm përdorimin e portave standarde të mbushësit USB-C në të gjitha pajisjet elektronike si telefonat e mençur, tabletët dhe kamerat që do të jenë në shitje nga fillimi i vitit 2024.

Këshilli Evropian ka njoftuar se vendet anëtare kanë miratuar një listë që synon të standardizojë portat e ndryshme të mbushësit për pajisje të ndryshme elektronike si USB-C, Micro USB dhe Lightning, dhe të reduktojë mbetjet elektronike.

Në përputhje me këtë vendim, porta e re standarde e mbushësit në pajisjet elektronike portative do të jetë USB-C.

Deri në fund të 2024 të gjithë telefonat e ri të mençur, tabletët, kamerat digjitale, kufjet, konzolat portative të video-lojërave, altoparlantët dhe tastierat do të kenë porte mbushëse USB-C.

Kështu, të gjithë telefonat e mençur të rinj, tabletët, kamerat dixhitale, kufjet, konzolat portative të lojërave video, altoparlantët dhe tastierat do të kërkojnë porte mbushëse USB-C, që do të thotë se një mbushës do të mund të përdoret në pajisje të ndryshme elektronike.

Kjo rregullore do të shtrihet edhe për laptopët nga viti 2026. Rregullorja, e miratuar më parë nga Parlamenti Evropian (PE), do të hyjë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Shumica e pajisjeve Android mbushen me USB-C.

Rregullorja pritet të prekë kompaninë Apple në veçanti, pasi përdor sistemin "lightning".

/Motilokal.com