Aplikacioni WhatsApp nuk po funksionon, ndërkohë përdoruesit raportojnë se nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe.
Që prej orës 9 të mëngjesit të sotëm WhatsApp është jashtë funksionit pasi nuk mund të dërgohen dhe merren mesazhe.
Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.
Teksa aplikacioni ka pak minuta që ka rënë, 6000 persona kanë raportuar në internet se mesazhet e tyre nuk po dërgohen.
Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve.
WhatsApp ka pësuar një ndërprerje të ngjashme vitin e kaluar, po në tetor.
Përdoruesit e WhatsApp po i drejtohen gjithashtu Twitter-it për të raportuar ndërprerjen, ndërsa ende nuk ka reagim nga kompania META.
/Motilokal.com
