Shqipëri-Emiratet e Bashkuara Arabe me projekte në fushën e energjisë dhe turizmit

Shqipëri-Emiratet e Bashkuara Arabe me projekte në fushën e energjisë dhe turizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në vizitë zyrtare në Abu Dhabi, ku është pritur nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me presidentin e Emirateve të Bashkuara.

“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”, ka shkruar Rama.

Rama mbërriti sot në aeroportin e Abu Dhabit, pas vizitës dyditore në Izrael, ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit.

/Motilokal.com