Eklipsin e pjesshëm diellor qytetarët e Prishtinës e vrojtuan nga sheshi “Skënderbeu”, përmes pajisjeve astronomike, teleskopëve diellorë dhe syzeve solare të sjellë nga Astronomy Outreach of Kosovo (AOK).
Ata e panë të gjithë procesin e këtij fenomeni që zgjati përreth dy orë, kur Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit duke parë pamjen e errësuar të tokës ndaj diellit, që njihet si eklips.
Astronomy Outreach of Kosovo ditën e sotme ka organizuar evenimentin për të parë eklipsin e pjesshëm diellor, në të cilin kanë marrë pjesë shumë qytetarë të Prishtinës, të moshave të ndryshme, ku më të interesuarit ishin fëmijët.
Nga AOK thanë se i kanë sjellur teleskopët për t’iu mundësuar të gjithëve vrojtimin e eklipsit të pjesshëm diellor , duke theksuar se kjo ngjarje është mënyra më e mirë për të frymëzuar dhe për të zgjeruar njohuri në lëminë e Astronomisë.
Motilokal ju sjellë disa pamje nga sheshi “Skënderbeu” gjatë vrojtimit të eklipsit.















/Motilokal.com


