Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu mëngjesin e sotëm ka prezantuar formën se si do të duket rruga te Parku i qytetit pas zgjerimit të trotuarit për vizitorët.
Ajo ka thënë se nga punimet në trotuarin e trajtuar me rritje niveli në vend të shtyllave anti-parking përreth parkut të qytetit.

“Hapi tjetër? Mbyllja e një korsie për parking dhe shndërrimi i korsisë së mbetur në rrugë njëkahore”, ka theksuar Sahatçiu.
“Nuk e duam qytetin me rrethoja dhe shtylla anti-parking gjithandej! Po e provojmë rritjen e lartësisë së trotuarit dhe hapësira të gjelbra si alternativa. Krahas tyre edhe rritje e inspektimeve dhe gjobave për vetëdijesim: nuk mund të parkohesh kudo”, deklaroi ajo.

Tutje ajo ka thënë se lirimi i hapësirave publike, rritja e sigurisë në ecje për nëna me karroca, fëmijë, të moshuar e të rritur është prioritet. Shumë rrugë të tjera janë në planifikim e sipër.
/Motilokal.com


