Nga sot mbeturinat organike do të riciklohen në Prishtinë

Nga sot mbeturinat organike do të riciklohen në Prishtinë

Sot është hapur qendra e re e kompostimit në Prishtinë, ku mbeturinat organike tashmë do të riciklohen në pleh natyral.

Përmes një njoftimi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur realizimin e projektit të radhës.

“Mbeturinat organike tashmë do të riciklohen në pleh natyral, duke ofruar një alternativë fantastike mjedisore për mirëmbajtjen e gjelbërimit në kryeqytet”, ka deklaruar Rama.

Ai ka falënderuar partnerët e miqtë tanë: CMSR, GIZ Kosovo dhe Ambasadën Sllovene, për bashkëpunimin në përfundimin me sukses të këtij projekti.

/Motilokal.com