Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pritur sot në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Von der Leyen gjatë konferencës për media ka njoftuar mbi përfitimet e Kosovës nga BE-ja për mbështetje ekonomike.
Ajo ka theksuar se tha janë ndarë 75 milionë euro për Kosovën, si pako për mbështetje ndaj krizës energjetike.
“Tani mund të keni nevojë për mbështetje financiare buxhetore kështu që ne do t’ju japim garant prej 75 milionë eurove për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare. Do të përfundojmë të gjitha procedurat deri në fund të vitit ashtu që në janar të keni financimin në buxhetin tuaj. E kemi edhe një investim në grante, janë 500 milionë për rajonin, për mbështetje drejt pavarësisë energjetike dhe kjo është investimi në energji të ripërtëritshme”.
“Bashkimi Evropian asnjëherë nuk do të dorëzohet, jemi këtu së bashku sepse jemi një bashkim energjetik. Jemi krah për krah me ju, me unitet dhe solidaritet do ta trajtojmë këtë krizë. Për ju është me rëndësi të keni qasje në blerje të gazit, duhet ti bashkoheni edhe përpjekjeve për blerje të gazit, do të përfitoni edhe nga propozimet dhe diskutimet ligjore që i kemi në BE lidhur me tavanin për çmime të gazit”, tha Von der Leyen.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Ursula von der Leyen mesazhet inkurajuese e mbështetëse për Republikën e Kosovës. Llogarisim në lidershipin tuaj përderisa ndërmarrim hapa të guximshëm drejt sundimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane.
/Motilokal.com
