Një imazh i ri i teleskopit hapësinor James Webb tregon një përplasje të dy galaktikave në detaje të jashtëzakonshme.
Kjo forcë verbuese shkatërruese krijon një mori yjesh të rinj, të dukshëm tani si kurrë më parë, falë imazheve infra të kuqe të James Webb.
Dy galaktikat e bashkuara, të referuara kolektivisht si IC 1623, po prodhojnë yje me një shpejtësi 20 herë më të shpejtë se galaktika jonë e Rrugës së Qumështit, shpjegon Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).
Krahasuar me imazhin e mëparshëm të Hubble të IC 1623, pamja e Webb zbulon një shtresë krejtësisht të re në strukturën e galaktikave të bashkuara. Në foto është materiali qendror me dritë të kuqe dhe portokalli.

Dy galaktikat e regjistruara janë 270 milionë vite dritë larg nesh. Astronomët besojnë se bashkimi mund të prodhojë gjithashtu një vrimë të zezë supermasive, e cila nuk është e dukshme në këtë imazh.
Imazhi u krijua nga një kombinim i të dhënave të kapura nga tre nga katër instrumentet e Webb, tha Agjencia Evropiane e Hapësirës në një deklaratë.
James Webb është një teleskop hapësinor revolucionar, nëntë miliardë dollarësh me rreze infra të kuqe. Ai është 100 herë më i ndjeshëm se teleskopi Hubble dhe kryesisht do të vëzhgojë pafundësinë e hapësirës në spektrin infra të kuq, gjë që do ta lejojë atë të depërtojë në retë e gazit dhe pluhurit ku lindin yjet.
Rrezatimi infra i kuq i Webb-it ka një gjatësi vale më të madhe se drita e dukshme ose ultravjollcë, e cila shpërndan grimcat përreth më lehtë në gjatësi vale më të shkurtra.
Kjo do të thotë që drita infra e kuqe mund të depërtojë në zonat me pluhur dhe me re.
/Motilokal.com
