Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta. Në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës në lugina.
Moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 24 °C.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 23 °C.
E diela pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 23 °C.
/Motilokal.com
Fotografia: Abdulla Diku
