Kosova vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.
Sot do të mbajë mot i ngrohtë e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 19 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 19 °C.
E diela parashihet të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 20 °C.
/Motilokal.com
