Ashtu si çdo vit, e diela e fundit e tetorit sjellë me vete ndryshimin e orës. Në natën midis 29 dhe 30 tetorit, mbaron edhe periudha verore. Në orën 03:00 të mëngjesit, pas shtatë muajsh, do të duhet t’i kthejmë akrepat e orës prapa dhe t’i pozicionojmë në orën 02:00. Ne do të flemë një orë më tepër, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale pasdite.
Debatit është ende aktual në nivel europian, për këshillueshmërinë e këtij ndërrimi orari, këtë vit i shtohet edhe tema e kursimit të energjisë, e cila është shumë aktuale duke pasur parasysh koston e faturave të energjisë elektrike dhe gazit.
Ora e verës do të kthehet të dielën, më 26 mars 2023.
E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?
Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.
Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 60 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.
Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.
/Motilokal.com
