Treni më i gjatë i pasagjerëve në botë, i përbërë nga 100 vagonë që shtrihen në gati 2 kilometra, kaloi të shtunën në Alpet zvicerane, njoftoi kompania hekurudhore zvicerane "Rhaetian Railway".
Kompania njoftoi se ka thyer rekordin botëror për trenin më të gjatë të pasagjerëve me rastin e 175 vjetorit të hekurudhës zvicerane.

Treni 1.910 metra i gjatë, i përbërë nga 100 vagonë, udhëtoi në Alpe në një nga linjat më spektakolare, e cila kalon përmes peizazhit Albulo/Bernino.

Ky seksion i hekurudhës i vitit 1904 është regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Evropë dhe ka një infrastrukturë mbresëlënëse me 22 tunele, disa prej të cilave janë spirale, duke kaluar nëpër male dhe mbi 48 ura, përfshirë viaduktin e famshëm Landwasser, transmeton Anadolu Agency (AA).

I gjithë udhëtimi prej rreth 25 kilometrash zgjati më shumë se një orë.

Drejtori i Hekurudhave "Rhaetian", Renato Fasciati tha se qëllimi i vendosjes së rekordit ishte të nënvizonte disa nga arritjet inxhinierike të Zvicrës dhe të festonte 175-vjetorin e hekurudhave zvicerane.

/Motilokal.com
