Javë me mot të ngrohtë e diell në Shqipëri

Javë me mot të ngrohtë e diell në Shqipëri

Shqipëria edhe gjatë kësaj jave do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta. Në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim përapara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.

Moti sot pritet të mbajë i ngrohtë e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 25 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 25 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 23 °C.

/Motilokal.com