Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe më ngrohtë gjatë ditës, si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.
Moti sot pritet të mbajë i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 21 °C.
Dita e martë do të jetë kryesisht me diell dhe ngrohtë. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 22 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 22 °C.
/Motilokal.com
