Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) ka mbajtur sot tryezën e diskutimit “Kosova dhe standardet evropiane në fushën e mjedisit – Sa garantohet e drejta e qytetarëve për pjesëmarrje në çështje mjedisore”.
Liridon Salihi, hulumtues në GLPS, tha se Kosova duhet që të përfarojë ligjet me BE-në sa i përket çështjeve të mjedisit.
“Në kuadër të projektit GLSP ka mbajtur edhe trajtime lidhur me legjislacionin mjedisor. Kosova si shtet anëtar duhet të afrojë legjislacionin e saj me BE. Çështjet mjedisore rregullohen nga akte më të larta juridike”.
“Kosova si një shtet anëtar me aspirata për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pa dyshim që një ndër kushtet që duhet t’i plotësojë është që të përafrojë legjislacionin e saj me legjislacionin e Bashkimit Evropian, që ka dalë si kriter edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Sa i përket mjedisit, çështjet mjedisore në vendin tonë rregullohen prej akteve më të larta juridike deri në aktet më të ulëta juridike, duke përfshirë këtu edhe Kushtetutën e Kosovës, e cila parasheh të drejtën për një mjedis të pastër, po ashtu parasheh edhe ligjet të cilat i kemi tashmë në fuqi”, ka thënë Salihi.
Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Mjedisit gjatë fjalës së saj tha përsa i përket legjislacionit deri diku jemi afër me standardet e BE-së.
Por sipas saj, problematike mbetet implementimi i tyre, duke e vlerësuar kontributin e qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit.
“Raporti e ka një temë të rëndësishme që trajton pjesëmarrjen e qytetarëve në draftimin e ligjeve. Sa i përket legjislacionit deri diku është i përafruar me standardet e BE. Mundohemi që t’i përfarojmë sa më shumë ligjet. Kemi probleme sa i përket implementimit të ligjit, por këto probleme duhet të adresohen”.
“Ne kemi kërkuar që të bëhet testimi i raporteve të vlerësimit në mjedis. Ne kemi kërkuar krijimin e një komisioni që do ta bëjë vlerësimin në mjedis. Qytetarët kanë reaguar pas dëmit në mjedis andaj duhet të ndalohet para se të bëhet investimi në rast se është i dëmshëm për mjedis. Edhe qytetaret kanë filluar kohëve të fundit në mbrojtje të mjedisit ku edhe Qeveria e ka prioritet”.
Egzona Shala-Kadiu, drejtoreshë e organizatës “ECO Z”, tha se ka munguar përfshirja e qytetarëve në përgatitjen e ligjeve.
“Ndër arsyet kryesore që kemi identifikuar ne që mungojnë është informimi jo-adekuat i qytetarëve, që bëhet në ueb-faqe të komunës ose me një letër të shtypur brenda në komunë dhe normalisht nuk mbërrin informata deri te grupet e adresuara. Mandej është pjesëmarrja dhe përfshirja, dy komponentë kryesore në këtë ligjvënie ose në aprovimet mjedisore për arsyeje se tjetër është pjesëmarrja, e tjetër është përfshirja e tyre. Pjesëmarrja është minimum tre persona të jenë prezent gjatë zhvillimit dhe hartimit të VMN edhe kjo konkludon që përfshirja e tyre ka qenë fiktive”, ka thënë ajo.
“Tashmë me ligjin e ri po besojmë se kjo do të përfshihet dhe të kthehet besimi te qytetarët. Ajo çka mungon është një mekanizëm adekuat i publikut”, u shpreh ajo.
Valon Raka, nga shoqëria civile, tha se problem është edhe mungesa e organizatave jo qeveritare sa i përket mjedisit.
“Ne merremi me mjedis dhe mungon një kulturë. Ne kemi punuar shumë të ngrisim vetëdijen e qytetarëve. Edhe komuniteti i biznesit heziton të marrë pjesë në këto çështje”.
“Duhet të ketë një mekanizëm që përfshinë këto palë interesi. Edhe gjendja globale dhe aktivizimi qytetar duhet të jetë më i fuqishëm. Kishte mirë me qenë të përfshirë në grupin e gjelbër dhe të keni bashkëpunim me shoqërinë civile”.
/Motilokal.com
