Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili ka sjell masa ajri të ngrohta. Netët dhe mëngjesi do të jenë më të ftohta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe më ngrohtë.
Moti sot pritet të mbajë i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 21 °C.
Dita e martë do të jetë kryesisht me diell dhe ngrohtë. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 22 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 22 °C.
/Motilokal.com
