Investimet në energjinë e pastër mund të kalojnë 2 trilion dollarë në vit deri në vitin 2030, një rritje prej më shumë se 50% krahasuar me sot, sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Pavarësisht kësaj rritjeje, IEA përsëriti se investimet në energjinë e pastër duhet të kalojnë 4 trilion. dollarë deri në vitin 2030 për të arritur objektivin e emetimeve zero deri në vitin 2050.
Edicioni i fundit i World Energy Outlook vjen në një kohë pasigurie dhe paqëndrueshmërie të konsiderueshme në tregjet globale të energjisë. Sipas Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA-së, ndryshimet që po ndodhin duken të jenë sizmike.
"Tregjet dhe politikat e energjisë kanë ndryshuar si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, jo vetëm tani për tani, por për dekadat në vijim", tha ai.
"Edhe me parametrat e politikave të sotme, bota e energjisë po ndryshon në mënyrë dramatike para syve tanë”, u shpreh Birol.
/Motilokal.com
