Vetëm në 24 orë janë regjistrua 136 aplikime nga qytetarët për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facbook zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi duke thënë: “Jemi krenarë për faktin që të gjithë së bashku po solidarizohemi për kursimin e energjisë. Fakti që të gjithë e kanë kuptuar çelësin e suksesit për të përballuar këtë krizë na bën besimplotë se e ardhmja do të jetë akoma më e mirë”.
Nga 1 nëntori qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencion në masën 70 % për instalimin e paneleve me ngrohje diellore. Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimi i furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar dhe reduktimin e emetimeve të CO2.
/Motilokal.com
