Tërmet në Rumani

Tërmet në Rumani

Një tërmet me magnitudë prej 5.3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në rajonin juglindor të Rumanisë mëngjesin e së enjtes, 3 nëntor, njoftoi Instituti Kombëtar për Fizikën e Tokës.

Tërmeti ndodhi në zonën sizmike të Vrançesë, rreth 118 kilometra në veri të Bukureshtit, në një thellësi prej 147 kilometra.

Ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në Rumani që nga janari i vitit 2020.

/Motilokal.com