Ferizaj, krasitën drunjtë dekorativ në sheshin e qytetit

Ferizaj, krasitën drunjtë dekorativ në sheshin e qytetit

Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, bashkë me ndërmarrjen publike "Ambineti", kanë filluar krasitjen e drunjve në sheshin e qytetit.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, ka thënë se kjo është bërë në vazhdën e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta si dhe mundësimin më të mirë të ndriçimit publik dhe pamjeve të kamerave të sigurisë.

“Krasitja e drunjve do të vazhdojë edhe në pjesët tjera të qytetit”, thuhet në njoftim./Motilokal.com