Termocentrali i parë bërthamor i Polonisë do të kushtojë 20 miliardë dollarë

Termocentrali i parë bërthamor i Polonisë do të kushtojë 20 miliardë dollarë

Kompania amerikane Westinghouse do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor të Polonisë, i cili do të kushtojë rreth 20 miliardë dollarë, zbuloi të mërkurën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Morawiecki foli para gazetarëve, duke thënë se Varshava ka punuar shumë për gati 5 vjet në përgatitjen e vendimit për të investuar në energji bërthamore.

Sipas strategjisë energjetike të qeverisë polake, vendi do të ndërtojë gjashtë uzina të energjisë bërthamore me një kapacitet total midis 6 dhe 9 gigavat (GW), raporton Anadolu Agency (AA).

Fabrika e parë do të vendoset në rajonin bregdetar Lubiatowo-Kopalino në veri të vendit.

Reaktori i parë do të fillojë të funksionojë në vitin 2033 dhe do të gjenerojë 1 deri 1,6 GW energji. Reaktorët tjerë do të ndërtohen çdo dy vjet.

Ai konfirmoi se do të ndërtohen edhe dy termocentrale të tjera bërthamore, duke u bazuar “jo vetëm në teknologjitë e dëshmuara, por edhe në partnerë të dëshmuar”.

Një marrëveshje është arritur me Korenë e Jugut për uzinën e dytë ndërsa planet janë duke u bërë për uzinën e tretë, konfirmoi Morawiecki.

/Motilokal.com