Diell apo shi?!

Diell apo shi?!

Pas një periudhe të gjatë me diell dhe ngrohtë për stinën e vjeshtës, parashihet që të kemi pak freski nga pikat e shiut.

Duke filluar nga nesër mbrëma (e premte) mbi Shqipëri pritet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me reshje shiu. Dita e shtunë parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu. Të dielën parashihet mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat për ditën e premte do të luhatën nga 15 deri në 22 °C, ndërsa të shtunën 15-20 °C, ndërkaq të dielën temperaturat do të lëvizin nga 13-21.

Edhe në Kosovë pritet ndryshim i kushteve meteorologjike. Nga orët e vona të së premtes parashihen reshje shiu për të vazhduar të shtunën dhe të dielën, vende-vende priten të jenë intensive. Të premten temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 19 °C, ndërsa të shtunën12-16 °C, kurse të dielën do të luhaten nga 9-13 °C.

Kushtet meteorologjike parashihet të ndryshojnë edhe në Maqedoni, duke nisur nga orët e vona të së premtes kur pritet të nisin reshjet e shiut, për të vazhduar kohëpaskohe deri të dielën. Temperaturat të premten parashihet të lëvizin prej 9 deri në 19 °C, të shtunën 12-17 °C, kurse të dielën do të luhaten nga 12-13 °C.

Reshjet e shiut pritet të nisin ditën e premte në Mal të Zi me intensitet të lartë. Mot me vranësira e reshje shiu parashihet të mbajë edhe dita e shtunë. Temperaturat të premten parashihet të lëvizin prej 15 deri në 17 °C, të shtunën 15-16 °C, kurse të dielën do të luhaten nga 15-19 °C.

/Motilokal.com