Ditëve me diell po u vjen fundi, ja si do jetë moti në Shqipëri

Ditëve me diell po u vjen fundi, ja si do jetë moti në Shqipëri

Pas një periudhe të gjatë me diell dhe ngrohtë për stinën e vjeshtës, parashihet që të kemi pak freski nga pikat e shiut.

Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes se sotme mbi Shqipëri pritet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me reshje shiu.

Moti sot parashikohet pjesërisht me re e me diell, në orët e vona të natës priten reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 22 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 19 °C.

E diela pritet të mbajë mot pjesërisht me re e diell, kohëpaskohe me riga shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 20 °C.

/Motilokal.com