Pas ditëve të ngrohta me diell në Kosovë pritet ndryshim i kushteve meteorologjike. Nga orët e vona të së premtes parashihen reshje shiu dhe rënie e lehtë e temperaturave.
Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht me re, natën vonë mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 19 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht të vranët e reshje shiu, vende-vende parashihen të jenë më intensive. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 16 °C.
E diela parashihet të mbajë mot kryesisht vranët, priten edhe riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
