Moti për ditën e sotme dhe fundjavë në Maqedoni

Moti për ditën e sotme dhe fundjavë në Maqedoni

Kushtet meteorologjike parashihet të ndryshojnë edhe në Maqedoni, duke nisur nga orët e vona të së premtes kur pritet të nisin reshjet e shiut, për të vazhduar kohëpaskohe deri të dielën.

Moti sot në Maqedoni do të jetë paradite me diell, ndërsa pasdite me vranësira, natën vonë priten reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 19 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot me vranësira, pasdite me reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të dendura nga fundi i ditës dhe gjatë natës. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 17 °C.

E diela pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në mëngjes, pasdite pothuajse i kthjellët. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 12 deri në 15 °C.

/Motilokal.com