Gjermania planifikon taksë kundër plastikës për të financuar pastrimin e mbeturinave

Gjermania planifikon taksë kundër plastikës për të financuar pastrimin e mbeturinave

Qeveria gjermane së fundmi ka mbështetur një plan për të ngarkuar prodhuesit që prodhojnë produkte plastike për një përdorim.

Projektligji parashikon përdorimin e këtyre fondeve për të mbuluar shpenzimet e komunave për pastrimin e mbeturinave.

“Bishtat e cigareve, shishet, filxhanët dhe kontejnerët e ushqimit njëpërdorimshëm përfundojnë për fat të keq shumë shpesh në anë të rrugëve, në parqet dhe pyjet tona dhe janë një reflektim i krizës së mbeturinave”, tha ministrja e Mjedisit Steffi Lemke.

"Me ligjin e ri, ne po kundërshtojmë humbjen e burimeve dhe ndotjen e mjedisit e në të njëjtën kohë po lehtësojmë barrën mbi qytetet dhe bashkitë", shtoi Lemke.

"Plastika e ripërdorshme, jo plastika e hedhur, do të bëhet standardi i ri", tha ajo.

Çfarë dimë për projektligjin

Sipas inistrisë së Mjedisit, të ardhurat vjetore të fondit mund të jenë deri në 450 milionë euro (445.10 milionë dollarë).

Ministria tha se kompanitë do të tarifohen duke filluar nga pranvera e vitit 2025 dhe se taksa do të bazohet në sasinë e produkteve që ata shisnin në vitin 2024.

Plani bazohet në një urdhër të BE-së të vitit 2019 kundër ndotjes plastike që u jep anëtarëve të bllokut fuqinë për të mbajtur përgjegjës prodhuesit.

Projektligji duhet të miratohet nga të dy dhomat e parlamentit të Gjermanisë, Bundestagu dhe Bundesrat.

/Motilokal.com