Pjesë të Afrikës janë “duke u mbytur” nga miliona veshje të përdorura që industria e shpejtë e modës dërgon çdo vit edhe pse emra të mëdhenj si H&M dhe Zara kanë bërë premtime për të ricikluar veshjet e përdorura.
H&M prodhon 3 miliardë veshje në vit dhe riciklon vetëm 10 për qind të tyre, pjesa tjetër dërgohet në vende si Accra, kryeqyteti i Ghana-s ku grumbuj veshjesh të përdorura vërshojnë nëpër rrugët ujore.

Industria e modës së shpejtë, e cila përfshin Zara që është më pak se 50 për qind miqësore për mjedisin, prodhon një total prej 100 miliardë në vit dhe riciklon vetëm një për qind.

Dhjetëra vende afrikane kishin shpresë se importi i asaj që Gahanna i referohet si obroni wawu, ose rrobat e të bardhëve të vdekur, do të ndalohej sepse fluksi është shumë i madh për t’u përdorur nga komunitetet pasi edhe cilësia është shumë e dobët, rrobat nuk mund të vishen.
Problemi me të cilin kompanitë përballen me programet e tyre 'të qëndrueshme' të veshjeve është koha dhe paratë që shkojnë për ripërdorimin, dhe zgjidhja më e lehtë për to është thjesht t'i dërgojnë diku tjetër.

Sipas ABC, më shumë se 15 milionë veshje të përdorura hyjnë në qytet nga Britania e Madhe, Evropa, Amerika e Veriut dhe Australia.
Të paktën 40 për qind janë të cilësisë së dobët, duke i bërë ato të pavlefshme dhe dërgohen direkt në deponitë që derdhen në zonat e populluara.
Më shumë se 100 miliardë veshje prodhohen në mbarë botën çdo vit dhe 85 për qind e tyre ose hidhen në një deponi ose digjen.
/Motilokal.com
