Në mëngjes Maqedonia Veriore është lëkundur nga dy tërmete

Në mëngjes Maqedonia Veriore është lëkundur nga dy tërmete

Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Matematikor-Natyror në Shkup, ka bërë të ditur se sot në mëngjes në ora 08:00 dhe 08:15 janë regjistruar dy tërmete me epiqendër 77 kilometra në juglindje të Shkupit dhe janë ndjerë në Shtip dhe rrethinë.

Nga të dhënat mësohet se tërmeti i parë ka qenë i fuqishëm 3.1 shkallë, ndërkaq i dyti 2.7 shkallë sipas Rihterit.

Tërmeti është ndierë në vendbanimet në Shtip dhe rrethin me intensitet prej III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane, sipas Observatorit Sizmologjik./Motilokal.com