Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se sot me datën 05.11.2022 së bashku me institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë përfunduar me sukses operacionin e filluar për kërkimin e një personi të humbur në zonës e Prevallës.
Sipas njoftimit të ShKShMK-së trupi i pajetë është gjetur dhe i njëjti është tërhequr.
Po ashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të operacionit shpëtuesit tanë kanë hasur në një aksident komunikacioni i shkaktuar në mes të Prevallës dhe Brezovicës.
“Pjesëtarët e ShKMShsK menjëherë kanë ndërhyrë duke ju ofruar ndihmën e parë viktimave të cilët ishim lënduar si pasojë e rrokullisjes se veturës në greminë, në thellësinë prej 40 metra. Në ndërkohë, në vendin e ngjarjes, janë paraqitur edhe organet e tjera të sigurisë dhe është bërë evakuimi i viktimave deri në autoambulanca. Ngushëllime familjeve të viktimave”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
