Kthjellime dhe rënie temperaturash, mësoni parashikimin e motit për këtë fillim jave në Shqipëri

Kthjellime dhe rënie temperaturash, mësoni parashikimin e motit për këtë fillim jave në Shqipëri

Shqipëria pritet të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare dhe rënie temperaturave gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Moti sot pritet të mbajë pothuajse i kthjellët, me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 19 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 11 deri në 18 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 19 °C.

/Motilokal.com

Fotografia: Abdulla Diku