Moti për këtë javë në Kosovë

Moti për këtë javë në Kosovë

Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, me vranësira e intervale me diell dhe rënie të temperaturave. Natën dhe në mëngjes mundësi për mjegull në lugina.

Moti sot pritet të mbajë kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 15 °C.

Dita e martë do të jetë paradite me vranësira, nga mesdita me diell. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 14 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell, në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 16 °C.

/Motilokal.com

Fotografia: Metush Mëziu