Brezovica, kjo mrekulli e Kosovës

Brezovica, kjo mrekulli e Kosovës

Bora tashme ka mbuluar Brezovicën. Të gjithë e kanë një mendje që ta vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm, ku mund ta shijosh ajrin e pastër, të provosh skijimin apo një xhiro me teleferik që të marrësh pamje mahnitëse të maleve të Sharrit.

Vizitorët janë të shumtë dhe nga të gjitha trojet shqiptare që ja mësynë qendrës më të madhe të skijimit në Kosovë për t’i parë bukuritë përrallore të këtij vendi të jashtëzakonshëm.

Brezovica është njëra nga bukuritë më të mëdha të Kosovës, që ka një lartësi prej 2300 metra mbi nivelin e detit, gjithçka është shumë e pastër, si ajri, ashtu edhe qielli, derisa peizazhi malor është i mrekullueshëm.

Përveç skijimit Brezovica është një vend i mirë edhe për familjarë njëra nga arsyet që duhet vizituar patjetër./Motilokal.com