Borë në nëntor, mësoni se kur?!

Borë në nëntor, mësoni se kur?!

Në Kosovë po mbretëron mot i qëndrueshëm pa te reshura, kryesisht me vranësira e diell, por jo me temperatura shumë të larta.

Sipas zhvillimeve të situatës sinoptike nga fundjava dhe java e ardhshme priten reshje bore në zonat e larta malore të Kosovës dhe përreth.

Në Brezovicë, majat e larta të Rugovës dhe në Brod të Dragashit pritet që të kemi reshje bore.

Temperaturat në Brezovicë javën e ardhshme pritet të bien deri në -4 °C.

Motilokal do ju mbajë të informuar me lajme dhe fotografi të bukura nga bjeshkët e Kosovës.

/Motilokal.com