Nuredini: Maqedonia e Veriut e përkushtuar për përmbushjen e parakushteve për veprim të integruar klimatik

Nuredini: Maqedonia e Veriut e përkushtuar për përmbushjen e parakushteve për veprim të integruar klimatik

Në periudhën prej 7-9 nëntor 2022, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini po merr pjesë në takimin e 27-të të palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), duke i konfirmuar përpjekjet e vendit për të ndërmarrë pjesën e tij të obligimeve globale për arritjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit.

“Si shtet palë në UNFCCC dhe Marrëveshjen e Parisit, ndajmë pritshmëri të ngjashme nga samiti ndërkombëtar, sidomos në aspektin e përshtatjes, financimit dhe transparencës. Duhet të prezantojmë zgjidhje dhe inovacione të reja që ndihmojnë në zbutjen e ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, duhet t’i përsërisim dhe t’i zgjerojmë me shpejtësi të gjitha zgjidhjet e tjera të përshtatshme me klimën për zbatim në vendet në zhvillim”, ka deklaruar Nuredini.

Ministri Nuredini ka thënë: “Ne, si vend nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, gjithashtu ndajmë sfida të ngjashme për sa i përket arritjes së qëllimeve dhe objektivave të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar, si dhe atyre të përcaktuara nga legjislacioni evropian dhe vendimet ministrore brenda Komunitetit të Energjetik”.

Tutje ai theksoi se të gjithë jemi të përkushtuar për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila kërkon vizion, udhëheqje si dhe një sërë infrastrukturës strategjike, ligjore, organizative dhe procedurale.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për përmbushjen e të gjitha parakushteve për veprim të integruar klimatik. Kemi miratuar një sërë dokumentesh të nevojshme për rritjen e dekarbonizuar dhe po finalizojmë kuadrin ligjor.”

Në margjinat e Konferencës, ministri Nuredini, do të realizojë mbledhje bilaterale me kolegët e tij si dhe me drejtorë ekzekutivë të disa institucioneve ndërkombëtare.

Mendojmë në një mbështetje të mëtejshme nga partnerët ndërkombëtarë në zbatimin e qëllimeve tona ambicioze.

/Motilokal.com