Përgatituni për ‘Eklipsin Penumbral Hënor’, mund ta shikoni edhe nga Kosova

Përgatituni për ‘Eklipsin Penumbral Hënor’, mund ta shikoni edhe nga Kosova

Një ngjarje spektakolare qiellore do të paraqitet në qiellin e Kosovës në mbrëmjen e së premtes, më 10 Janar 2020. Bëhet fjalë për Eklipsin Penumbral Hënor, i cili paraqitet disa herë në vit dhe kësaj radhe do të jetë i dukshëm nga hemisfera jonë.

Astronomy Outreach of Kosovo do të ju sjell teleskopët optik në qendër të Prishtinës për të vrojtuar nga afër këtë fenomen qiellor, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin "Skënderbe". Gjatë këtij evenimenti, AOK gjithashtu feston 5 vjetorin e themelimit të organizatës./Motilokal.com