Këtë vit, muaji tetor në Evropë theu rekord për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke arritur pothuajse dy gradë Celsius mbi periudhën krahasuese 1991-2020. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi i Kopernikut për Ndryshime Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian.
Përtej Evropës, Kanadaja përjetoi nxehtësi rekorde dhe kushte shumë më të ngrohta se mesatarja ndodhën gjithashtu në Grenlandë dhe Siberi. Ndërkohë, temperaturat më të mëdha më të ftohta se mesatarja u regjistruan në Australi, Rusinë e largët lindore dhe në pjesë të Antarktidës perëndimore.
Monitoruesi i klimës, C3S, tha se kjo valë e nxehtësisë “solli temperatura rekorde në baza ditore në Evropën perëndimore dhe një tetor që theu rekord për nxehtësi në Austri, Zvicër dhe Francë”.
Rekorde u thyen edhe në shumë pjesë të Italisë dhe Spanjës për muajin e kaluar.
Nga Koperniku gjithashtu thanë të martën se tetori i këtij viti solli kushte më të thata se zakonisht në Evropën jugore dhe në Kaukaz.
“Ishte gjithashtu më thatë se zakonisht në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore qendrore, në Bririn e Afrikës, në pjesë të mëdha të Rusisë, në Azinë qendrore dhe Kinë, dhe në disa rajone të Amerikës jugore”, thuhet në raportin e publikuar.
Ndërkohë, në disa pjesë të Gadishullit Iberik, Francës dhe Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës, Skandinavisë Veriperëndimore, një pjese të madhe të Evropës lindore dhe Turqisë qendrore, moti ishte “më i lagësht se mesatarja”.
Jashtë Evropës, kushte të tilla klimatike u regjistruan edhe në disa pjesë të Amerikës Veriore, Azisë qendrore dhe jugore. Ndërsa, në Australi, reshjet e mëdha të shiut shkaktuan edhe vërshime në disa zona.
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) e OKB-së tha të dielën se, nëse parashikimet për këtë vit rezultojnë të jenë të sakta, tetë vietët e ardhshëm do të jenë secili më i nxehtë se ai paraprak dhe më të nxehtë se para 2015-tës, përderisa theksoi një ngritje dramatike në ritmin e ngrohjes globale.

WMO shtoi se ngritja e nivelit të detit, shkrirja e akullnajave, reshjet tokësore dhe valët e nxehtësisë janë përshpejtuar shkaku i ngrohjes globale.
Toka është ngrohur më shumë se 1.1 gradë Celsius që nga fundi i shekullit të 19-të. Por, rreth gjysma e kësaj ngritjeje ka ndodhur gjatë 30 vjetëve të fundit.
Sipas parashikimeve, ky vit do të jetë i pesti ose i gjashti më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, përkundër ndikimit që ka pasur fenomeni La Nina që nga viti 2020 – fenomen periodik dhe natyror në Paqësor që ftoh atmosferën.
Globalisht, tetori 2022 ishte:
0,41°C më e ngrohtë se mesatarja e viteve 1991-2020.
Më i freskët me rreth 0,04°C se tetori 2019, tetori më i ngrohtë.
Ai renditet brenda tre tetoreve të ardhshëm më të ngrohtë duke ndryshuar vetëm pak nga tetori 2015 dhe 2021 (përkatësisht me 0,01 dhe 0,03°C).
Anomalitë e temperaturës mesatare evropiane janë përgjithësisht më të mëdha dhe më të ndryshueshme se anomalitë globale. Temperatura mesatare evropiane për tetorin 2022 ishte1 .92°C mbi mesataren e viteve 1991-2020 që është tetori më i ngrohtë në rekord. Ky është rreth 0,5°C më i ngrohtë se tetori që ndodhi në vitin 2020.
/Motilokal.com
