Shqipëria do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare. Në relievet malore në verilindje të vendit reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 11 deri në 20 °C.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu, në zonat e larta malore mundësi për borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 15 °C.
E diela pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 16 °C.
/Motilokal.com
Fotografia: Abdulla Diku
