Diell, vranët e shi, në viset malore të Kosovës priten reshje bore

Diell, vranët e shi, në viset malore të Kosovës priten reshje bore

Nga sot në Kosovë pritet ndryshim i kushteve meteorologjike. Nga orët e vona të së premtes parashihen reshje shiu dhe në zonat malore reshje bore.

Sot do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira e në mbrëmje vonë priten reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 8 deri në 12 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht të vranët e reshje shiu, vende-vende parashihen të jenë më intensive. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 16 °C.

E diela parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjegull në mëngjes e mbrëmje. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 13 °C.

/Motilokal.com

Fotografia: Arian Mavriqi